Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportohet për ashpërsim të reduktimeve të rrymës, 4:2 në Prishtinë

Gazeta10
30 August 2022 - 21:49

Gjendja e furnizimit me energji elektrike është përkeqësuar gjatë ditës së sotme në kryeqytet.

Banorët e lagjeve të Prishtinës thonë se që nga mëngjesi e deri në këto orë të mbrëmjes po përballen me reduktime të shtuara, ndërsa nga KEDS-i nuk janë deklaruar për reduktimet me orarin 4:2 të furnizimit me rrymë (katër me rrymë e dy pa rrymë).

Në lagjen Arbëria gjatë ditës ka pasur reduktime nga ora 10:00-12:00 dhe nga ora 18:00-20:00 ose dy herë në ditë.

Edhe banorët e lagjes së Spitalit thonë se po përballen me reduktime deri në tri herë në ditë: nga ora 08:00-10:00, 14:00-16:00 dhe 20:00-22:00.

Reduktimet me energji elektrike sipas KosovaPress madje zgjasin më shumë se sa parashikohet në orarin prej dy orësh të KESCO-s.

KosovaPress ka kërkuar sqarime nga zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala lidhur me ashpërsimin e reduktimeve me energji elektrike, por ky i fundit ka qenë i pa qasshëm. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.