Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportohet për një të vdekur pas të shtënave në Bregun e Diellit

Gazeta10
27 May 2026 - 21:10

Një person ka mbetur i vdekur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

 

Sipas burimeve, mjekët e kanë konstatuar në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe  zëdhënësi i policisë, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Të paktën tri të shtëna janë dëgjuar, kanë thënë burimet për Paparacin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.