Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rashica dëshiron qëndrimin në Turqi, Galatasaray në bisedime për të blerë kartonin e tij

Gazeta10
15 December 2022 - 17:00

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, po e shijon aventurën e tij në Turqi me skudrën e Galatasarayit.

Rashica erdhi te gjiganti turk në formë huazimi nga skuadra angleze, Norwich City.

Sulmuesi nga Vushtrria nuk kishte paraqitje aq të mira në fillim, por tani është ambientuar mjaft mirë në elitën e futbollit turk.

Pas paraqitjeve të mira, Galatasaray ka nisur bisedimet me Norwichin për ta transferuar Rashicën në mënyrë permanente.

Agjentit i futbollistit të Kosovës, Aykut Erçetin ka deklaruar se dëshira e Rashicës është që të vazhdojë karrierën në skuadrën turke.

“Nuk e dimë ende se sa kërkon Norwich City për të ta lënë të lirë Rashicën, por do të bëhet e qartë me kohë. Tifozët e Galatasaray e duan Milotin dhe duan që ai të qëndrojë. Lojtari është gjithashtu shumë i lumtur këtu. Familja e tij gjithashtu e pëlqen këtë vend dhe ai dëshiron të qëndroj”, deklaroi Erçetin.

26-vjeçari ka zhvilluar tetë ndeshje deri më tani me Galatasarayn, duke shënuar dy gola e duke asistuar në dy të tjerë.

Sipas raportimeve të fundit, Norëich City kërkon rreth tetë milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin ‘Dardan’.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.