Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rashiti i PDK-së premton infrastrukturë moderne dhe investime prej 140 milionë eurove

Gazeta10
21 Shtator 2025 - 21:43

Në “Politiko Lokale” me Kushtrim Sadikun, sot të ftuar janë kandidatët për kryetar në komunën e  Gjilanit.

Kandidati nga partia Partia Demokratike e Kosovës, Riad Rashiti tha se Gjilani ka pasur gjithmonë potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim ekonimik, për ndërtim, por viteve të fundit kemi pasur shumë ngecje dhe probleme të mëdha.

Ai tha se platforma e PDK-së është e duhura për 4 vitet e ardhshme në Gjilan. Rashiti përmendi dy faza në të cilat do të mbështet për të udhëhequr Gjilanin mandatin e ardhshëm.

“E para ka të bëjë me një gjendje kaotike në urbanizëm, në planifikim të keq të buxhetit me tenderë të jashtligjshëm, infrastrukturë të degraduar, ekonomi dhe arsim të zhytur në probleme të shumta dhe faza e dytë ka të bëjë me ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe investimet tona që kanë të bëjnë me rritjen ekonomike në Gjilan” shtoi tutje Rashiti./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.