
Avokati Xhevdet Smakiqi në emisionin ‘Raport me Naim Sadiku’ ka komentuar rastet e kallëzimeve penale ndaj gazetarëve.
Sipas tij, e gjtha kjo është një dobësi e prokurorit apo prokurores së shtetit, raporton Gazeta10.
“Kjo është më shumë një dobësi e prokurorit apo prokurores së shtetit që është duke e trajtuar, Prokuroria e Shteti në bazë të kompetencave që ka me kodin e procedurës penale detyrohet që paraprakisht të shqyrtojë të gjitha provat dhe informacionet në nenin 7 të procedurës penale dhe ato kur janë në favor të një të dyshuari”, tha ai.
Smakiqi shton se ky rast i gazetarës është dashtë të mbyllet menjëherë, pasi që neni 40 i Kushtetutës së Kosovës e garaton lirinë e shprehjes, por edhe lirinë e mediave. /Gazeta10/