
Kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi dhe zëvendëskryeprokurori i Shtetit Bahri Hyseni, kanë pritur sot në takim kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, dhe gjyqtarin e Gjykatës Supreme, Agim Maliqi.
Në takim u diskutua mbi nevojën për një politikë më të ashpër ndëshkimore për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, si dhe për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, raporton KosovaPress.
Të dy udhëheqësit e këtyre institucioneve konfirmuan përkushtimin e tyre për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në përputhje të plotë me kompetencat e tyre ligjore në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.