Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti Banjska përplas Çollakun e Gashin: “Mu s’ma nin për Vuçiqin, kjo është Kosovë”

Gazeta10
23 Shtator 2024 - 22:05

Ardian Çollaku dhe Blerim Gashi ishin pjesë e panelit të ksaj të hëne në emisionin Politiko, aty ku edhe po diskutohet aktualisht një vjetori i sulmit terrorist në Banjskë, raporton Gazeta10.

Të dy debatuan mes vete lidhur me atë se çfarë do duhej bërë dhe si duhej shfrytëzuar rasti Banjska.

“Politikisht nuk është që e shfrytëzuam ne, sepse cili është produkti që e fituam ne, skemi”, deklaroi Çollaku lidhur veprimet e Qeverisë Kurti pas sulmit në Banjskë, duke e quajtur reagimin e ndërkombëtareve si hakamarrje të padrejtë ndaj qasjes së Kurtit.

“Cilës qasje? A deklaron Vuçiqi çdo ditë që nuk e ka pasur vendin aty Afrim Bunjaku, a thotë që Policia e Kosovës është okupatore në veri”, tha Gashi teksa reagoi ndaj deklaratës së Çollakut.

“Po nuk ma nin çka Vuçiqi Gash, kjo është Kosovë”, tha Çollaku pas ndërhyrjes së Gashit teksa ai fliste./Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 Nëntor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.