Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti “Brezovica”, paraburgim ndaj një të dyshuari

Gazeta10
13 September 2022 - 15:50

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, lidhur me rastin “Brezovica”, ka ndaluar të dyshuarin A.Sh., në kohëzgjatje prej 48 orës, raporton Gazeta10.

“Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, lidhur me rastin “Brezovica”, ka ndaluar të dyshuarin A.Sh., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)…”, u tha në njoftim.

Dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“…Ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në vitin 2018 në bashkëkryerje ka kryer veprën veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 paragafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajit.”, u tha ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“Ferizaj, 13 Shtator 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, lidhur me rastin “Brezovica”, ka ndaluar të dyshuarin A.Sh., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehuri A.Sh., ndodhet në ndalim që nga data 12 Shtator 2022, ndërsa, sot, ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, sepse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në vitin 2018 në bashkëkryerje ka kryer veprën veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 paragafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajit.”/Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.