Gazeta10

Rasti ‘Dehari’, Prokuroria fton për të dëshmuar ministren Haxhiu

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu, të hënën në orën 10:00 do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për të dhënë dëshminë në lidhje me rastin e vdekjes së ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

Në njoftimin e kësaj ministrie, thuhet se pas intervistës, Haxhiu do të mbajë konferencë për media.

“Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari. Pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit të Astrit Deharit, Afrim Shefkiu ka kërkuar intervistimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me një postim që ka bërë në Facebook për vdekjen e ish-aktivistit Astrit Dehari.

Prokurori ka kërkuar nga ministrja që të jep sqarime lidhur me një postim të datës 05.11.2023 në të cilin ministrja ka deklarauar se “Provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet është vullneti i policisë dhe prokurorisë për ta zbardhur deri në fund këtë rast…”.

Ai ka kërkuar nga Haxhiu që të tregojë se cilat janë provat për të cilat thuhet se ministrja ka pretenduar se ekzistojnë.

Ftesa e Prokurorisë për ministren Haxhiu:

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
f12ab16a-8644-4120-a6d5-8e029a3a40e1
Skandal në Big Brother:Buci ia prek të pasmet Santianës
alba-vukaj-69555
Del fotoja, kështu dukej Alba e BBVK2 para ndërhyrjeve estetike (FOTO)
vesa
Pas largimit nga 'BBVK', nuk do të besoni ku ka përfunduar Vesa