Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti i Banjskës, Policia po interviston një person në stacionin policor në jug

Gazeta10
12 September 2024 - 19:14

Policia e Kosovës është duke e intervistuar një person në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Intervistimin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Një person me interes për intervistim e kemi sjell në Stacionin Policor në Jug”, tha Elshani.

Sipas Elshanit, i njëjti pas intervistimit do të lirohet.

Lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, Prokuroria Speciale ka ngritur dje aktakuzë kundër 45 personave. I akuzuari kryesor është kryeterroristi Milan Radojçiq.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë tentuar shkëputjen e pjesës veriore të territorit të Republikës së Kosovës, me qëllim që t’ia bashkojnë këtë territor Republikës së Serbisë. Gjatë këtij veprimi, si rezultat i dhunës së përdorur, ka humbur jetën zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.