
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i 13-të lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se personi në fjalë është ndaluar për 48 orë.
Më tej, thuhet se i njejti ka kryer veprën penale “Ndihmë”.
Në njoftim thuhet se brenda procedurave ligjore do të kërkohet edhe caktimi i masës së paraburgimit.
Këtu keni njoftimin e plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në vazhdën e veprimeve intensive hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë”(në kryerjen e veprës penale të dhunimit), sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.
Po ashtu, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.