Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti i rëndë në Gjilan, një 14-vjeçare qëndroi në qeli për 24 orë

Gazeta10
09 August 2025 - 22:33

Një vajzë 14-vjeçar është dërguar për 24 orë në burg pas rrahjes brutale dhe keqtrajtimit të një të miture tjetër në Gjilan.

Kështu bëjnë me dije burime të Klankosova.tv të cilat thanë se në rrahjen e vajzës së mitur kanë marrë pjesë katër vajza të tjera.

Bëhet e ditur se tri prej vajzave të tjera ishin nën moshën 14-vjeçare, arsye kjo që ka bërë që të mos arrestohen nga policia.

Në lidhje me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se po merren policia dhe prokuroria.

“Mund ta konfirmoj si rast. Në lidhje me rastin po merren policia dhe prokuroria por nuk mund të japë më shumë detaje”, ka thënë Hashani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.