Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti tragjik në Graçanicë, Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan

Gazeta10
02 Gusht 2024 - 16:19

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se më 31 korrik 2024, prokurori kujdestar është njoftuar nga policia për një rast të dhunës në familje në Graçanicë.

Ky rast ka qenë i iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, ku për të dyshuarin Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Në kohën kur i njëjti ka qenë nën këtë masë, e ndjera (viktima) ka ndërruar jetë, andaj rasti është deleguar për trajtim në Departamentin për Krime të Rënda të kësaj Prokurorie, si dhe është ri-kualifikuar “Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së.

Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për të ndjerën, gjithashtu ka paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, në gjykatën kompetente.

Në koordinim të plotë me policinë dhe njësitë relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore karshi këtij rasti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.