Seriali “Rrushe” është ndër prodhimet më të suksesshme të viteve të fundit.
Ky serial në platëformat online, grumbulloi një audiencë të konsiderueshme duke mbajtur të mbërthyer nga episodi në episod shikuesit e shumtë.
Por që nga dje seriali, “Rrushe” do të ketë një rrugëtim në ekran episodet e serialit do të transmetohet në Top Channel çdo të martë në prime-time
Ky serial që nga episodi i parë do të jetë i titruara, pavarësisht që flitet gjuha shqipe në një dialekt të moderuar të gegërishtes që thuajse është i shkrirë në atë që njihet si shqipe e standardizuar.
Mes fjalive të titruara hasen edhe krejtësisht bazike të shqipes së standardizuar si “Ku shkoi ky?” e “Kush?”.
Fansat e serialit kanë reaguar në rrjete të ndryshme sociale veçanarisht në Twitter duke krijuar situata komike dhe qesharake me ata se cfarë ka bërë televizioni Top Channel, si dhe duke e konsideruar paradoks një vendim të tillë që transmetimi të jetë me titra nga shqip-shqip.
Të habitur kanë mbetur edhe gazetarë të shumtë, gazetari Xhemajl Rexha gjithashtu është shprehur i habitur se i “E PAPAME aka E PAPARË”, po titrohet në shqip-shqip.
Gjithashtu për këtë titrime ka pas reagime të shumta edhe aktorët, si ish aktori i serialit humoristik Kafenejajonë, Fatmir Spahiu si dhe vetë aktori i serialit “Rrushe” Shkumbin Istrefi por edhe shumë aktorë të tjerë.
Por reagimet nuk munguan as nga deputet të shumtë, si Behgjet Pacolli ishte ai i cili ka reguar për serialin i cili është titruar shqip-shqip ku e sheh si një gjë shumë të mirë për ata të cilët nuk dëgjojnë e nuk flasin.
Më poshtë mund ti shihni disa nga reagimet e fansave për serialin “Rrushe”.