Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagimi i OVL-UÇK pas ftesës për Grupin Punues: Nuk jemi vartës të asnjë ministrie

Gazeta10
23 February 2026 - 20:33

Pas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes për përfshirjen e kategorive të dala nga lufta në Grupin Punues për shënimin e Epopesë së UÇK-së, OVL-UÇK ka reaguar ashpër.

Ata thonë se ftesa e dërguar për pjesëmarrje është e papranueshme dhe ka karakter urdhërues.

Kategoritë e dala nga lufta, sipas tyre, nuk janë vartës të asnjë ministrie dhe nuk mund të trajtohen me gjuhë urdhëruese.

OVL-UÇK thekson se, përkundër këtij veprimi, kanë themeluar Këshillin e tyre përfaqësues dhe do të vazhdojnë të organizojnë aktivitete që nderojnë dinjitetin dhe rëndësinë historike të Epopesë së UÇK-së.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.