
Musli Gucati, djali i ish-kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, ka reaguar pasi paneli i Gjykatës së Apelit ka bërë shpalljen e aktgjykimit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ku vendosi që t’ua zbus nga tre muaj dënimet personave në fjalë, nga katër vjet e gjashtë muaj sa kishin.
Gucati u shpreh se Gjykata Speciale prapë e vërtetoi së është duke vepruar në baza politike.
“Sot prapë Gjykata Speciale e vërtetoi së është duke vepruar në baza politike, me vendimet që po merr ka lënë për të kuptuar së është kundër dhe po mundohet të njëllos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, ka shkruar ai.
Ai u shpreh se Gucati dhe Haradinaj na kanë bërë të gjithëve krenar me veprat dhe angazhimin e tyre si gjatë por edhe pas përfundimit të luftës.
“Hysi dhe Nasimi na kanë bërë të gjithëve krenar me veprat dhe angazhimin e tyre si gjatë por edhe pas përfundimit të luftës. Këta burra asnjëherë nuk dorëzohen”, ka shkruar tutje Musli Gucati.