Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Reagon Hoti një ditë para takimit në Bruksel: Të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm

Gazeta10
13 Shtator 2023 - 16:27

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në takimin e nesërm nuk do të ketë negociata, pasi Kosova ka hequr dorë nga to.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook tha se nuk duhet të kemi pritje jo reale nga ky takim.

Shkrimi i plotë:

“ Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër. Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja” tha Hoti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.