
Gjykata Supreme ka njoftuar për lirimin nga masa e paraburgimit për Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, raporton Gazeta10.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe vëllai i të ndjerës, Shkëlqim Pajazitaj, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se drejtësia e Kosovës edhe njëherë e vërtetoi se sa e fëlliqur është.
“Drejtesia e kosoves edhe njeher vertetoi se sa e fëlliqur eshte, edhe nje here vertetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vertetoi qe njerzimi qe punon aty e SHESIN fytyren e tyre per para.Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykat e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te vertetenKeta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtesi ne vendin e tyre. SHTETI PO VRET”, shkroi ai./Gazeta10