Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madrid vazhdon startin perfekt në La Liga, kësaj radhe triumfon ndaj Mallorcas

Gazeta10
11 September 2022 - 16:11

Real Madridi ka arritur fitoren e radhës në La Liga duke mposhtur skuadrën e Mallorcas me shifrat 4-1, shkruan Gazeta10.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Mallorca me anë të sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, i cili realizoi me kokë në minutën e 35-të ndeshjes.

Pak para se skuadrat të shkonin në pushim, Real Madridi barazoi shifrat, golashënues ishte Federico Valverde.

‘Madriliendët’ vazhduan sulmet dhe golin e epërsisë e gjetë në minutën e 72-të, me anë të Vinicius Junior.

‘Los Blancos’ në fund të ndeshjes realizuan edhe dy gola të tjerë me anë të Rodrygos dhe Rudigerit, për rezultatin përfundimtar, Real Madrid Mallorca, 4-1.

Me këtë triumf Real Madridi kryeson në tabelën e kampionatit spanjoll, ndërsa me këtë humbje Mallorca gjendet në pozitën e 13-të me pesë pikë të grumbulluara. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.