Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi i ofron kontratë të re Ceballosit

Gazeta10
04 February 2023 - 13:09

Real Madridi raportohet se i ka ofruar kontratë të re Dani Ceballosit.

Kontrata e mesfushorit spanjoll skadon në fund të sezonit, por ai pritet të mbetet edhe për më gjatë në “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta10.

Ceballos ka fituar besimin e Carlo Ancelottit, i cili besohet se është i lumtur që e ka atë në skuadër.

Sipas “AS”, kontrata që Real Madridi ia ka ofruar 26-vjeçarit është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Kësisoj, Dani Ceballos mund të shfrytëzojë në vazhdim faktin që dyshja e mesfushës, Luka Modric dhe Toni Kroos, po shkojnë drejt fundit të karrierës së tyre. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.