
E shtuna e 11 marsit ka sjellur xhiron e 25-të në La Liga, me Real Madrid që përballë kishte skuadrën e Espanyol.
Ndeshja e luajtur në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 3-1 në të mirë të kryeqytetasve, të cilët rikthehen te fitorja pas dy barazimeve radhazi në elitën e futbollit spanjoll.
Të parët shënuan skuadra e Espanyol me anë të Joselu në minutën e 8-të, ndërsa për të barazuar rezultatin shënoi Vinicius Junior.
Për epërsinë e Realit në këtë ndeshje u përkujdes Militao, i cili shënoi pas një asistimi të bukur të Aurelien Tchouameni në fund të pjesës së parë.
Golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi Marco Asensio për epilogun final të takimit.
Pas kësaj fitore, Real Madridi mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 56 pikë të tubuara, 6 më pak se Barcelona, e cila kryeson tabelën e klasifikimit me 62 pikë.
Në anën tjetër, Espanyoli pozicionet e 13-ta në tabelë me 27 pikë të grumbulluara në 25 takime në La Liga.