Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi mposht me rezultat të thellë Elchen

Gazeta10
15 Shkurt 2023 - 23:23

Real Madridi ka arritur fitore me rezultat 4-0 kundër Elches, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.

“Los Blancos” kaluan në epërsi pas tetë minutave lojë, me Marco Asension që shënoi pas një solo-aksioni.

Karim Benzema e dyfishoi epërsinë e Realit në minutën e 31-të, me një gol të shënuar nga penaltia.

Ishte sërish Benzema, i cili në fund të pjesës së parë realizoi golin e tretë për Realin, ku përsëri u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Reali vazhdoi me lojë ofanzive edhe në pjesën e dytë, por që arriti të realizoj vetëm një gol.

Luka Modric shënoi për madrilienët në minutën e 80-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Real Madridi arrin kuotën e 48 pikëve, tetë më pak se lideri, Barcelona, ndërsa me këtë disfatë Elche vazhdon të mbetet në pozitën e fundit në tabelë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Sport
08 Qershor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.