Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi rikthehet te fitoret, triumfon në shtëpi ndaj Cadizit

Gazeta10
10 November 2022 - 23:27

Real Madridi ka triumfuar ndaj Cadizit me rezultat 2-1, në sfidën që u zhvillua në kuadër të xhiros së 14 në La Liga.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, ‘Los Blancos’ kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë me anë të Eder Militaos.

Toni Kroos e dyfishoi avantazhin për kampionin në fuqi të Spanjës, kur po zhvillohej minuta e 70-të e ndeshjes.

Krejt çka mund të bëntë në fund skuadra e Cadizit ishte një gol I shënuar nga Lucas Perez në fund të ndeshjes.

Rezultatet nga ndeshjet tjera që u luajtën sonte në La Liga janë: Rayo Vallecano – Celta Vigo 0-0 dhe Valencia – Real Betis 3-0.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.