Gazeta10

Real Madridi shkatërron Celta Vigon dhe mban distancën me ndjekësit

Real Madridi ka shënuar fitore bindëse ndaj Cela Vigos me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 28-të të La Ligas.

Mbretërit e nisën furishëm lojën duke rrezikuar në disa raste, por goli erdhi në minutën e 21-të.

Vinicius shënoi nga një top i kthyer në minutën e 21-të për 1-0 në të mirë të Real Madridit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën mbretërit shënuan edhe dy herë.

Në minutën e 79-të ishte Antonio Rudiger që gjuajti bukur me kokë, ndërsa topin e futi në rrjetë portieri Vicente Guaita për 2-0.

Celta Vigo shënoi edhe një autogol në minutën e 88-të me mbrojtësin Carlos Dominguez për 3-0.

Në kohën shtesë, arriti të shënojë edhe Arda Guler që kaloi portierin dhe gjeti rrjetën për 4-0.

Real Madridi mbetet lider me 69 pikë, shtatë më shumë se Girona që është e dyta me 62 pikë dhe tetë më shumë se Barcelona që ka 61 pikë.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej