
Sulmuesi belg, Eden Hazard, duket se po kalon sezonin e ti jtë fundit te Real Madridi, shkruan Gazeta10.
Që nga ardhja e tij te ‘Los Blancos’, Hazard, nuk ka arritur t’a shfaqë potencialin e tij dhe nga mediat spanjolle raportohet se kryesia e klubit madrilien janë duke shqyrtuar mundësitë që t’a lirojnë nga kontrata.
Sulmuesi 31-vjeçar gjatë verës në një deklaratë kishte premtuar se këtë vit ai do të punojë shumë që të rikthehet në formën e dikurshme.
Por deri më tani këtë edicion ai nuk ka dhënë asnjë shenjë përmirësimi dhe presidenti I klubit madrilien, Florentino Perez, pritet që ta përfundojë parakohe bashkëpunimin me të.
Hazard erdhi te Real Madridi në vitin 2019 nga Chelsea për shumën e 100 milionë eurove.
Këtë sezon ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim në pesë ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Gazeta10/