Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Reali e Milani e kërkojnë konfirmimin, Chelsea e Napoli kërkojnë  përmbysjen

Gazeta10
18 April 2023 - 9:28

Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me dy ndeshje të kthimit çerekfinale.

Real Madridi dhe Milani do të mundohen t’i ruajnë epërsitë e krijuara në duelet e para të kësaj faze.

“Los Blancos” e mposhtën Chelsean në “Santiago Bernabeu” javë e kaluar me rezultat 2:0, shkruan Gazeta10.

Andaj, Carlo Ancelotti me trupën e tij do të zbresë në fushën e “Stamford Bridge” për ta menaxhuar sa më mirë kapitalin e krijuar dhe me këtë rast ta presë një biletë për në gjysmëfinale.

Edhe dueli tjetër i natës mes Napolit dhe Milanit pritet të jetë mjaft interesant.

“Rossoneri” e krijuan një avantazh në lojën e parë në “San Siro”, ku fituan minimalisht, 1:0.

Ata kanë shkuar në Napoli me bindjen se do ta administrojnë sa më mirë këtë rezultat dhe të ecin tutje.

Sidoqoftë, ndryshe mendojnë napolitanët, të cilët përpara tifozëve të tyre të zjarrtë e kanë për qëllim përmbysjen e rezultatit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Ekipit “Azzurri” i rikthehet sulmuesi kryesor, Victor Osimhen, i cili mungoi në dy përballjet e fundit me Kuqezinjtë.

Pra, Reali dhe Milani janë favoritë të lehtë për të shkuar në gjysmëfinale, por ju nevojiten edhe 90 minuta për ta siguruar kualifikimin.

Ndeshjet e sontme do të fillojnë në orën 21:00./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.