Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Reali i Madridit vazhdon të pasurohet financiarisht

Gazeta10
20 September 2022 - 21:02

Reali i Madridit është padyshim një nga klubet më të pasur në botë, me spanjollët që vazhdojnë të përfitojnë shuma të mëdha, jo vetëm nga suksesi i tyre në historinë e futbollit, por edhe nga partneritet me sponsorë të ndryshëm.

Së fundmi klubi spanjoll ka rinovuar me “Fly Emirates” deri në vitin 2026, me sponsorin kryesor të “Galaktikëve” që do t’i sjellë akoma dhe më shumë para në arkat e klubit.

Bëhet fjalë për 80 milionë euro në vit të përfituara nga partneriteti i ri me kompaninë e fluturimeve nga Lindja e Mesme, e cila pritet t’i sjellë në total klubit spanjoll plot 320 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.