Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Reali triumfon ndaj Valencias, ngushton epërsinë e pikëve ndaj Barcelonës

Gazeta10
02 February 2023 - 23:00

Real Madridi ka arritur fitore kundër Valencias me rezultat 3-0, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 17-të në La Liga.

“Los Blancos” e dominuan ndeshjen nga fillimi deri ën fund dhe arritën një fitore më se të merituar.

Rezultati në këtë ballafaqim u zhblloku në minutën e 53-të, me anë të një supergoli të shënuar nga Marco Asensio.

Vetëm një minut më vonë, ekipi madrilien dyfishoi avantazhin me golin e shënuar nga sulmuesi brazilian, Vinicius Junior.

Kjo ishte fitorja e 14-të e Realit këtë sezon në La Liga dhe ata renditen në pozitën e dytë në kampionatin spanjoll, pesë pikë larg liderit, Barcelonës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.