Punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” protestuan sot sërish para Komunës së Prishtinës duke kërkuar edhe njëherë ndaljen e falimentimit të kësaj kompanie.
Në lidhjë direkte, kryeshefi i kësaj kompanie, Petrit Reçica dha më shumë detaje rreth asaj se çfarë është duke ndodhur atje.
Shkak për këtë, Reçica në “Raport” të Kanal10, tha se u bë tenderi 16.5 milionësh i komunës.
Aty rrezikohet puna e 900-të punonjësve aktual.
“Sot ka qenë një protestë e cila është organizuar nga punëtorët, erdhi si rrjedhojë e proceseve të cilat janë inicu nga komuna e Prishtinës, saktësisht shpallje tenderit për vlerën 16.5 milionë. Në këtë shpallje komuna e Prishtinës ka parapah që puna e puna e mbeturinave të delegohet tek operatorët privat, duke e fillu me një shpallje. Kjo ka sjell pakënaqësi tek puntorët sepse me një gjë të tillë, komuna e rrezikon mirëqenien e kompanisë. I rrezikon 900 puntorë me mbet pa punë”, shtoi ai. /Gazeta10