
Elmi Reçica, deputet dhe kryetar i Komisionit për mërgatë, ka thënë se është krenar me të arriturat e rinisë tonë në mërgatë, të cilët me dijen dhe talentin e tyre po arrijnë majat e suksesit akademik.
“Njëri ndër ta është edhe Drin Çeku, i cili sapo diplomoi në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit të Liechtenstein-it.
Drini vjen nga familja e shquar atdhetare Çeku nga Peja dhe po ashtu është anëtar i kryesisë së PDK-së, Dega në Zvicër”, ka shkruar Reçica.
“Uroj dhe përgëzoj Drinin për të arriturat, njëherit i dëshiroj shumë suksese në rrugëtimin e tij drejt së ardhmes”, ka përfunduar ai./Gazeta10