Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Reece James do të nënshkruajë kontratë afatgjate me Chelsea

Gazeta10
04 Shtator 2022 - 17:27

Mbrojtësi anglez, Reece James, do të mbetet edhe për shumë vite në “Stamford Bridge”, shkruan Gazeta10.

James do të nënshkruajë kontratë të re afatgjate me ‘Blutë e Londrës’, që e mban atë te ky klub deri në vitin 2028.

Anglezi cilësohet si njëri nga futbollistët më të mirë në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Real Madridi ishte tash e një kohë i interesuar për shërbimet e tij, por duket se James nuk do të largohet nga Londra. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.