Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet në veri, Kurti pret në takim eurodeputetin Lukas Mandl

Gazeta10
02 December 2022 - 16:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim eurodeputetin Lukas Mandl me të cilin ka diskutuar për zgjedhjet që do të mbahen në veri si dhe për reformën zgjedhore, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, është thënë se Kurti ka theksuar se pluralizmi politik është shumë i rëndësishëm për vendin.

Më tej, ai e ka informuar eurodeputetin edhe për emërimin si ministër për Komunitetet dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Tutje, bëhet e ditur se Mandl ka shprehur vlerësimin e tij për progresin në reformën zgjedhore.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim Eurodeputetin e grupit parlamentar të EPP-së, Lukas Mandl, i cili bartë edhe funksionin e Shefit të Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë.

Takimi kishte në qendër të diskutimit fushëveprimin e Misionit Vëzhgues të BE-së dhe reformën zgjedhore në vend. U bisedua për zgjedhjet që do të mbahen në komunën e Mitrovicës e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe për rëndësinë e mbarëvajtjes së tyre.

Kryeministri Kurti theksoi se pluralizmi politik është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe zhvillimin e saj. Ai po ashtu e informoi për emërimin e Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb në Kosovë, si dhe për planet për dorëzimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Eurodeputeti Mandl u shpreh i kënaqur me formimin e Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe dha mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në BE dhe procesin drejt anëtarësimit.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, kurse eurodeputeti Mandl nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomáš Szunyog” thuhet në njoftimin e ZKM-së. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.