Gazeta10

Refrenet e Vuçiq: I vetmi që do luftë është Kurti, gjithë jetën deshi të vesh uniformë si “Zelensky i vogël”

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka reaguar pas një shkrimi të kryeministrit Albin Kurti në The New York Times, ku shkruan për ndërhyrjen e NATO-s, Kosovën si storie suksesi dhe rrezikun e vazhdueshëm të sigurisë që përbën Serbia si vegël e Rusisë.

Vuçiq ka thënë se “Kurti është i vetmi që dëshiron luftë”, meqë siç pretendon kreu i shtetit serb “gjatë gjithë jetës së tij ka pasur dëshirë të veshë unfirormë dhe të luajë Zelenskin e Vogël në Ballkan”.

I pyetur për armatosjen e Serbisë, Vuçiq ka thënë se janë duke u armatosur shumë pak, në krahasim me atë që do të dëshironte .

“Ashtu siç po armatosen ata dhe po i armatosin nga turqit, përmes gjermanëve te amerikanët, shumë më tepër se unë. Ai do të donte i vetmi që dëshiron të ketë një uniformë dhe të luajë “Zelenskin e vogël” në Ballkan”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq ka ripërsëritur refrenin e tij se “ëndrrat e Kurtit janë luftë”.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë