Gazeta10

Refuzohet kërkesa e fundit për viktimë pjesëmarrëse në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka marrë vendim që të refuzojë një kërkesë për statusin e viktimës pjesëmarrëse në këtë proces.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë në të cilin thuhet se kjo kërkesë është refuzuar për arsyeje se ka kaluar afati për dorëzimin e kërkesave të tilla.

 “Më 8 shkurt, Trupi Gjykues II refuzoi raportin e fundit me një kërkesë për statusin e viktimës pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Trupi Gjykues refuzoi të shqyrtojë themelësinë e kërkesave sepse afati për dorëzimin e kërkesave të tilla në këtë çështje kaloi më 15 shkurt dhe nuk ishin treguar arsye të vlefshme për t’i njohur ato si të vlefshme sipas rregullës 9 (5)(b)”, thuhet në njoftimin e DhSK-së.

Ndërsa, në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se afati për dorëzimin e çdo kërkese për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në procedurë ishte deri me 15 shkurt 2023.

“Paneli thekson se Rregulla 113(1) kërkon që kërkesat për pranimin e viktimave që marrin pjesë në procedurë të dorëzohen “mjaftueshëm përpara hapjes së rastit në pajtim me rregullën 124”. Paneli rikujton se: (i) urdhëroi Zyrën e Regjistrimit që të paraqesë çdo kërkesë për pranimin e viktimave që marrin pjesë në procedura deri më 15 shkurt 2023; 8 dhe (ii) çështja u hap në bazë të Rregullës 124 më 3 prill 2023. Prandaj, siç pranohet nga Mbrojtja e Viktimave, afati kohor për paraqitjen e aplikimeve për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në procedurë ka skaduar”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Sipas asaj që thuhet në vendim, me 19 tetor 2023, Zyra e Pjesëmarrjes dhe Mbështetjes së Dëshmitarëve pranë DhSK-së ka njoftuar mbrojtjen e viktimave se një parashtrues dëshironte të aplikonte si viktimë pjesëmarrëse dhe kishe nevojë për ndihmë në formularin e aplikimit.

“Paneli vëren se parashtruesi i kërkesës është [RIDAKTUAR],i cili është në dispozicion të VPO. Paneli gjithashtu vë në dukje parashtresat e mbrojtjes së viktimave: (i) Zyra e Pjesëmarrjes dhe Mbështetjes së Dëshmitarëve e informoi Mbrojtja e viktimave më 19 tetor 2023 se parashtruesi dëshironte të aplikonte si viktimë pjesëmarrëse dhe kishte nevojë për ndihmë me formularin e aplikimit; (ii) parashtruesi i kërkesës nuk ishte identifikuar si person i cili ka pësuar dëmtim si rezultat i drejtpërdrejtë i një krimi në aktakuzë; (iii) më 19 tetor 2023, Mbrojtja e Viktimave asistoi aplikantin me procesin e aplikimit dhe tregoi se afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve kishte kaluar; dhe (iv) Aplikanti e kuptoi se Aplikacioni nuk do të pranohej, por megjithatë dëshironte ta dorëzonte atë”, thuhet në vendim duke theksuar se formulari i aplikimit nuk do te ndahet me publikun.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

NË FOKUS

Screenshot 2024-05-15 120203
Detaje për vrasjen e 37-vjeçarit, dy të arrestuarit u zbuluan nga letra që e la i vetëvrari dhe nga pamjet e kamerave
Screenshot 2024-05-16 101903
A e dinit se vëllai i cili rrahu Teuta Selimin dikur ishte i martuar me këtë këngëtare të famshme shqiptare?
LAJMI-I-FUNDIT
E dhimbshme: Ky është i riu që i dha fund jetës sot në Çagllavicë – Policia nis hetimet (FOTO)
auto_-640-0-2a478c5587072ffb2975d9e2b582cc951715548892
E rëndë në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring pas grushteve
aksident-1-780x470-1-600x360-1
Vdes në aksident trafiku gjinekologu i njohur kosovar
lumbardhii
“Ajo ka kërkuar ….”, Lumbardhi tregon se pse u shkëputen me Kaderin
polii
Momenti kur kriminelët ua zënë pritën oficerëve francezë dhe i vrasin
Screenshot 2024-05-14 132948
E dhimbshme: Kjo është policja që dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Gjilan