Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rekord historik nga TRUSTI, 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë

Gazeta10
13 July 2026 - 11:55

Gjysma e parë e vitit 2026 ka rezultuar periudha më e suksesshme ndonjëherë për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) sa i përket performancës së investimeve.

Fondi ka bërë të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit ka realizuar rreth 312 milionë euro kthim bruto nga investimet, duke vendosur rekord të ri në historinë e tij, raporton Gazeta10.

FKPK njofton se ky është kthimi më i lartë i arritur ndonjëherë brenda një periudhe gjashtëmujore.

Ndërkaq, duke e përfshirë edhe kthimin bruto prej 644 milionë eurosh të realizuar gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025, rezulton se për periudhën 1 janar 2023 – 30 qershor 2026, FKPK-ja ka akumuluar rreth 956 milionë euro kthim bruto nga investimet. /GAZETA10/

Sipas fondit, këto rezultate pasqyrojnë performancën e investimeve të kursimeve pensionale përgjatë viteve të fundit. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.