Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Rekord i zi” – Dugolli: Dhuna ndaj grave ka marrë hov

Gazeta10
11 December 2023 - 21:35

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosja”, Enver Dugolli, ka sqaruar deklaratën e tij të dhënë ditë me parë pas vrasjes së Liridona Ademajt duke thënë se ka pasur dhimbje për rastin kur e ka shkruar statusin në fjalë.

“Dhimbja ka qenë shumë e madhe për faktin që është shuer një nënë e re pa thënë që ky e ka bërë. Gjendja ime emocionale ka qenë e rënduar atë moment prandaj kam thënë që denimet duhet të jenë maksimale”, ka thënë deputeti Dugolli.

Ai tutje ka thënë se dënimet duhet të jenë shumë të ashpra për krime të tilla.

“Dhuna ndaj grave ka marrë hov, kemi një rekord të zi sa i përket vrasjeve dhe dhunës ndaj grave dhe se denimet duhet të jenë shumë më të ashpra”, ka thënë Dugolli në “Politiko me Kushtrim Sadikun”, në Kanal10. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.