
Tregu i veturave të reja në Kosovë gjatë vitit 2025 ka konfirmuar një trend të qartë – blerësit po zgjedhin gjithnjë e më shumë modele që kombinojnë çmim të arsyeshëm, kosto të ulëta mirëmbajtjeje dhe funksionalitet për përdorim të përditshëm.
Të dhënat zyrtare tregojnë se SUV-të kompakte dhe hatchback-ët ekonomikë kanë pasur kërkesën më të madhe.
Sipas të dhënave nga Qendra e Automjeteve të Kosovës, këto janë Top 5 veturat e reja më të shitura në Kosovë për vitin 2025:
1. Dacia Sandero Stepway – 413 vetura
Modeli më i shitur i vitit. Sandero Stepway vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për shkak të çmimit konkurrues, pozicionit të ngritur të vozitjes dhe prakticitetit për kushtet rrugore në Kosovë.

2. Renault Captur – 323 vetura
SUV-i kompakt i Renault tërheq blerësit me dizajn modern, komoditet dhe balancim të mirë mes performancës dhe konsumit. Captur është shndërruar në një nga modelet më të preferuara për familjet urbane.