Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rektori i UBT-së: Versioni i ri i inteligjencës artificiale, ëndërr e realizuar për studentët

Gazeta10
24 March 2023 - 20:55

UBT në bashkëpunim me gjigandin e teknologjisë “EON Reality” për inteligjencën artificiale, kanë sjellë në Kosovë investimin më të madh në fushën e shkencës dhe arsimit.

Për të folur më shumë rreth këtij versionin të ri të inteligjencës artificiale rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, i ftuar në “Info10”, në televizionin e gazetarëve deklaroi se me këtë platformë i përgatisim të rinjtë tanë me kompetencat për tregun e punës.

Sipas tij studentët dhe profesorët do të përdorin versionin e ri të inteligjencës artificiale për të gjetur literaturën dhe informatat e kërkuara.

“Këta janë teknologji të së ardhmes, është një ëndërr për studentët që ne nuk e kemi pasur, sepse kur të dalësh në tregun e punës nuk do të kenë problem për punësim”, ka thënë Hajrizi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.