Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reuters raporton për ndërprerjen e raporteve të Shqipërisë me Iranin

Gazeta10
07 September 2022 - 15:47

Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin të mërkurën dhe dëboi diplomatët e saj pas një sulmi kibernetik në korrik për të cilin fajësoi Republikën Islamike, një lëvizje që Uashingtoni e mbështeti teksa u zotua të merrte masa në përgjigje të sulmit ndaj aleatit të saj në NATO, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Shqipëria urdhëroi diplomatët iranianë dhe stafin e ambasadës të largoheshin brenda 24 orëve.

“Qeveria ka vendosur me efekt të menjëhershëm t’i japë fund marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit”, tha kryeministri Edi Rama në një video deklaratë.

“Kjo përgjigje ekstreme është plotësisht në proporcion me gravitetin dhe rrezikun e sulmit kibernetik që kërcënoi të paralizojë shërbimet publike, të fshijë sistemet dixhitale dhe të hakojë të dhënat shtetërore, të vjedhë komunikimin elektronik të qeverisë në intranet dhe të shkaktojë kaos dhe pasiguri në vend”, tha Rama.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Ambasada iraniane në Tiranë.

Shtetet e Bashkuara që e ndihmuan atë, arriti në përfundimin pas javësh hetimi se Irani qëndronte pas sulmit kibernetik “të pamatur dhe të papërgjegjshëm” të 15 korrikut.

“Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-së dhe që krijojnë një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike”, tha në një deklaratë Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Shqipëria ka thënë më parë se kishte penguar një numër sulmesh të planifikuara nga agjentët iranianë kundër grupit opozitar iranian.

“Hetimi i thelluar na dha prova të padiskutueshme se sulmi kibernetik ndaj vendit tonë ishte i orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit nëpërmjet angazhimit të katër grupeve që kryen agresionin”, tha Rama.

Qeveria e SHBA-së ka qenë në terren për javë të tëra me partnerë të sektorit privat për të hetuar dhe ndihmuar Shqipërinë të rimëkëmbet nga sulmi që shkatërroi të dhënat e qeverisë dhe ndërpreu shërbimet publike, tha Shtëpia e Bardhë.

“Ne kemi arritur në përfundimin se Qeveria e Iranit kreu këtë sulm kibernetik të pamatur dhe të papërgjegjshëm dhe se ajo është përgjegjëse për operacionet e mëvonshme të hakimit dhe rrjedhjes së informacionit”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara e quajtën sulmin të paprecedentë, sepse thanë se ai shkelte normën e kohës së paqes për të mosdëmtuar infrastrukturën kritike në të cilën mbështetej publiku. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.