Gazeta10

Rexha: Escobar u shpreh optimist për takimin e së enjtes Kurti-Vuçiq  

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të enjtën nuk do të jetë pjesë e takimeve të përbashkëta ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe BE-së, raporton Gazeta10.

Kështu ka bërë të ditur nga Brukseli, gazetari i Kanal10, Xhemajl Rexha në një lidhje direkte në emisionin Politiko.

Rexha ka deklaruar se BE-ja vazhdon të ketë qëndrim të njëjtë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe se i njëjti duhet të themelohet duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.

‘Edhe BE thotë se Asociacioni duhet të themelohet duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, dhe të mos jetë shtet brenda shtetit. Escobar nuk do të jetë në takimin e së enjtës, pasi BE-ja duhet të jetë ndërmjetësusi. Ai na tha se kosovarët e meritojnë të jenë pjesë e barabratë e kontinentit“, tha Rexha.

Ai ka shtuar se Escobar në deklarimet e tij është shprehur optimist për takimin e radhës në nivel të krerëve të dy shteteve që do të mbahet të enjtën në Bruksel.

“Lajçak e Borell do të jenë ata që do të ndërmjetësojnë në takimin e Kurtit me Vuçiq. Escobar u shpreh optimist për atë që pritet të ndodhë nesër në takimin e rëndësishëm ndërmjet dy liderëve. Amerika absolutisht vazhdon të qëndroj mrapa Kosovës, ka përkhrahur pavarësinë e saj dhe zhvillimin e saj në të gjitha aspektet. Por, që nuk është direkt e involvuar në bisedimet në Bruksel“, theksoi më tej Xhemajl Rexha. Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë