Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rexha: Fusha në Kamenicë nuk i plotëson kushtet për një ndeshje futbolli

Gazeta10
22 October 2023 - 23:22

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe trendit të shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Behar Maliqi, Kastriot Rexha e Taulant Dajaku.

Në lidhje direkte u paraqitën edhe Lulzim Abazi, president i KF Ferizaj dhe Shefki Dauti nga KF Vjosa.

Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Kastriot Rexha, ndihmës trajner te 2 Korriku.

Pas humbjes 1-0 nga Kika, foli Rexha, i cili kishte disa kritika për fushën e lojës në stadiumin “Agush Isufi” në Kamenicë.

“Në fushën e stadiumit të Kamenicës nuk duhet të lejohet të luhet, pasi nuk e plotëson asnjë kusht për lojë të futbollit.” – tha ai.

Tutje ai u vërshua me kritika në drejtim të drejtuesve të Kikës.

“Kjo gjendje e fushës po lihet anash nga kryesia e Kikës pasi edhe ata po e din se nuk po kanë probleme me komisionin që i kontrollon këto fusha” – tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.