Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rexha: Liria u mundua ta dërgonte ndeshjen në penallti, Ferizaji ishte më këmbngulës

Gazeta10
04 June 2023 - 23:03

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Tahir Batatina (KF Llapi),  Lorik Jashanica (gazetar I sportit), Kastriot Rexha (ish-futbollist).       

 Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Ferizajt dhe Lirisë, Rexha tha se ekipi prizrenas u mundua ta dërgoj ndeshjen në penalti.

“E uroj qytetin e Prizrenit, i ka munguar Liria një kohë të gjatë Superligës. Liria sot tentoi sidomos në pjesën e dytë dhe në vazhdime që ta dërgoj ndeshjen në penalti ndërsa Ferizaji ka qenë më këmbngulës dhe u mundua t’i shmang penaltitë.”, tha fillimisht Rexha.

Tutje, Rexha tha se ndeshja nuk ka qenë aq cilësore.

“Ndeshja nuk ka qenë kushedi sa cilësore nuk ka prodhuar aksione të rrjedhshme por nganjëherë presioni i madh të bën që të mos bësh lojë të bukur.”, përfundoi Rexha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.