Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhemajl Rexha tregon skemën e re programore të “Prime Time”

Gazeta10
15 Gusht 2022 - 22:27

Drejtori i Informacionit në Kanal10, Xhemajl Rexha, sonte ka prezantuar skemën e re programore të televizionit, njëherësh edhe të emisionit të tij “Prime Time”. 

Ai ka thënë se përveç zhvendosjes së orës së transmetimit, emisioni do të shndërrohet edhe në një magazinë informative, transmeton Gazeta10. 

“Magazinë informative, që do të ketë lajme të minutës së fundit, do të ketë një mysafir qendror që do të jetë padyshim protagonist i ditës, dhe do të ketë edhe rubrika të tjera shumë interesante me lajme ndërkombëtare, rubrika e sportit e shumë të tjera”, ka thënë ndër të tjera ai. 

Teksa ka zbuluar se risi e “Prime Time”, do të jetë edhe rubrika e Oops-it.

Emisionin drejtpërdrejt mund ta ndiqni live në kanalin zyrtar të Kanal10 në Youtube./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.