
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Bekim Isufi e Faruk Statovci, Valon Berisha, Shota Baraliu, Lorik Jashanica dhe Kastriot Rexha.
Gjatë diskutimit për Kosovën dhe shkarkimin e trajnerit Alain Giresse, foli edhe Kastriot Rexha.
“Filozofinë kryesore e ka trajneri, vendime i përkasin atij, e andaj shkarkimi i tij ishte i duhur.”, tha ai.
Tutje, ai foli për fondin e lojtarëve të Kosovës.
“Kosova ka lojtarë cilësorë, rezultatet e mbajnë trajnerin në kombëtare, e rezultatet jo të mira të tij rezultuan me shkarkim.”, përfundoi ai.