Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rexhepi: Tifozët në derbin e Anamoravës e bëjnë ndeshjen më interesante

Gazeta10
10 Dhjetor 2023 - 23:09

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe marrëdhenieve trajner – kryesi.

Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Lavdim Pireva, Xhengiz Rexhepi, Sami Boroci, Blendi Memaj dhe në lidhje direkte Feti Murseli.

Gjatë diskutimit në studio foli edhe Xhengiz Rexhepi.

“Tifozët në këtë derbi e bëjnë ndeshjen më interesante, bëjnë spektakël, 1 javë para e 1 javë pas ndeshjes flitet rreth tij” – tha ai.

Tutje, Rexhepi theksoi edhe një herë problemin kryesor që cenon zhvillimin e këtij derbi.

“Infrastruktura luan rol kryesor në motivin e futbollistëve, qyteti i Gjilanit duhet të reagojë e të ndërtojë një stadium modern, për hirë të tifozëve, të cilët e dashurojnë futbollin.” – shtoi Rexhepi.

Trajneri i Feronikelit ’74 foli për kundërshtarët e tij në Superligën e Kosovës.

“Drita ka skuadër cilësore, e bën diferencë, ndërkohë në anën tjetër, për një afat të shkurtër e ka marrë veten. Dy skuadra shumë të forta edhe në kryesi edhe në caktimin e futbollistëve.” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.