Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rexhepi: VV po ec në hapa të sigurtë duke e respektuar Kushtetuten, partitë opozitare nuk po kontribojnë

Gazeta10
22 July 2025 - 18:25

Hap i rëndësishëm u cilësua kërkesa e presidentes së vendit, Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese rreth krizës në Kuvendin e Kosovës, nga deputetja e VV-së, Arjeta Rexhepi.

Rexhepi e ftuar në emisionin “Gazeta” të Kanal10, tha se kjo parti deri tash e ka respektuar vendimin e Kushtetuesës, deri fajësoi partitë ish-opozitare për ngërçin politik.

Presidentja me të drejtën e saj kërkon një kërkesë për sqarim rreth situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Unë besoj se ky është një hap i rëndësishëm, ashtu që të jemi të gatshëm për situatën se çfarë mund të rrjedhë pas 30 ditëve që na i ka definu Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Ne si Lëvzizje Vetvendosje, si parti fituese kemi ecur në hapa të sigurtë duke e respektuar Kushtetutën, kemi bë propozime me kohë për kandidatin por janë partitë opozitare të cilat nuk kanë kontribuar fare në këtë aspekt“, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.