Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rikthehen “dramat” në sektorin e arsimit

Gazeta10
30 March 2023 - 20:21

Raporti: Arbenita Ilazi/Kanal10

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka dal kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit, për mos mbajtjen e pushimit pranveror. Këta të fundit, thonë se fëmijët nuk janë shkaktar të humbjes së orëve për shkak të grevës dhe ata nuk duhen të privohen nga pushimi. Edhe nga SBASHK janë shprehur të prerë që orët e humbura nuk duhet të zëvendësohen. Por, MASHTI ka thënë se një vendim i tillë mbetet në fuqi.

Të premten, do të duhej të ishte dita e fundit për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, para pushimit pranveror prej pesë ditësh.

Por, për shkak të grevës njëmuajshe të vitit të kaluar, Ministria e Arsimit kishte vendosur që pushimet pranverore të mos mbahen.

Prindërit janë shprehur të pakënaqur me këtë vendim, duke thënë se fëmijët e tyre nuk do t’i dërgojnë në shkollë gjatë javës së ardhshme.

Sipas tyre, nxënësit kanë humbur shumë orë për shkak të grevës së mësimdhënësve, por kjo nuk duhet që atyre t’ua ndalojë pushimin.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit janë të prerë në vendimin që orët e humbura për shkak të grevës të mos zëvendësohen.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për një vendim të tillë.

Në një përgjigje për Kanal10, Ministria e Arsimit ka thënë se mbetet në fuqi vendimi i saj që pesë ditët e planifikuara për pushimin pranveror të mos mbahen.

Ky dikasteri nuk ka dhënë më shumë sqarime, derisa ka sugjeruar që si referencë të merret vendimi i vitit të kaluar.

Sipas kalendarit të vitit shkollor, pushimi pranveror do të fillonte nga java e ardhshme e që do të zgjaste pesë ditë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.