
Këtë fundjavë ,rikthehet La Liga ku pritet të zhvillohen disa ndeshje mjaft interesante.
Lideri i tabelës Barcelona, pret në “Camp Nou” ekipin e Gironës. Skuadra e udhëhequr nga Xavi synon të lë prapa krahëve humbjen ndaj Real Madrid në kupë, dhe të vazhdojë me ecuri pozitive të rezultateve në ligë. Ky takim luhet ditën e hënë, dhe nis me fillim nga ora 21:00.
Kampioni në fuqi Real Madridi, luan ndeshjen e tyre të radhës në Bernabeu ndaj Villarreal. “Los Blancos” që kanë hyrë në një seri pozitive të rezultateve pas pauzës me kombëtare, kërkojnë tri pikët ndaj “Nëndetëses së Verdhë” e cila nuk di për humbje në 5 ndeshjet e fundit. Ky takim luhet ditën e shtunë, dhe fillon në orën 21:00.
Atletico Madrid do të jetë mysafir i skuadrës tjetër nga Madridi, Rayo Vallecanos. Ekipi i Cholo Simeones synon të vazhdojë serinë e 10 ndeshjeve pa humbje në ligë. Ky takim luhet ditën e diel, dhe nis me fillim nga ora 21:00.
Ndeshjet tjera që do të luhen janë: Sevilla – Celta Vigo, Osasuna – Elche, Espanyol – Athletic Club, Real Soicedad – Getafe, Real Valladolid – Mallorca, Real Betis – Cadiz, dhe Almeria – Valencia.