Sport

Rikthimi i Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit te Kosova varet nga Franco Foda

Gazeta10
26 Shtator 2024 - 8:43

Shtatori ishte muaji kur Kosova filloi edicionin e ri të Ligës së Komebeve.

Edhe pse Dardanët ishin të motivuar ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Kosova u mposht në shtëpi nga kombëtarja e Rumanisë.

Mirëpo kjo nuk ishte e vetmja gjë negative që i ndodhi Kosovës gjatë këtij muaji.

Përjashtimi i Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arijanet Muric shtoi edhe më shumë problemet te kombëtarja e Kosovës.

Një gjë e tillë ka ndodhur me vendim të përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda, të paktën kështu ka deklaruar Agim Ademi.

“Vendimin për përjashtimin nga Kampi e ka marrë vet trajneri gjerman, Franco Foda. Rregullorja egziston dhe në rregullore është paraparë që dalja nga grumbullimi pa leje të dënohet me përjashtim nga kampi. Rikthimi i tyre është çështje e trajnerit. Ai do të propozojë të rikthehen apo jo dhe sigurisht që ne e mbështësim në vendimin e tij”, deklaroi Ademi./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.