Gazeta10

“RIT KOSOVA” mbush 20 vjet nga themelimi

Raporti: Arta Mustafa

Storiet e suksesit të studentëve të RIT Kosova, ashtu si përvitshëm, i bënë bashkë sërish pushtetin e opozitën në mbrëmjen e së martës.

Në gala mbrëmjen e organizuar për ndër të 20 vjetorit të AUK-ut, e cila për qëllim kishte mbledhjen e fondeve për bursa për më shumë se 20 studentë, përveç përfaqësuesve politikë, ishin të pranishëm edhe fytyra të njohura publike.

Drejtuesi i këtij universiteti, Kamal Shahrabi në fjalën e tij falënderoi të gjithë studentët që besuan në RIT, derisa përmendi edhe storie të shumta suksesi të studentëve.

“20 vite progres, 20 vite edukim, 20 vite inovacion dhe të mos harrojmë, 20 vite gëzim. Ky përvjetor shënon një dekadë të ekselencës. Brenda 20 viteve, RIT Kosova është rritur, nga një institucion i vogël, ambicioz, në një shtëpi të larmishme, dinamike e të dalluar akademike. RIT filloi me vetëm 57 studentë, ndërsa tash, shënon mbi 600 studentë”

E për punën e lavdishme të këtij institucioni, foli edhe e para e vendit, Vjosa Osmani e cila njëherësh ka qenë mësimdhënëse në këtë universitet.

“Siç e dini disa nga ju, unë dhe RIT Kosova ndajmë histori së bashku. Disa vite më parë, pata privilegjin të japë mësim në këtë universitet. Nga eksperienca e dorës së parë, mund të them se ajo çfarë ofron RIT Kosova, është pikërisht ajo çfarë ka nevojë dhe çfarë i duhet kësaj shoqërie, këtij vendi, e këtij shteti. Ndoshta për shkak të historisë, populli ynë shfrytëzon dhe mirëpret çdo mundësi për arsimim.”

E shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, këto storie suksesi i lidhi me vetë suksesin e shtetit që drejton.

“Ajo çfarë më bëri përshtypje kur pash ftesën për këtë organizim, ishte ngjashmëria mes këtij universiteti dhe shtetit të Kosovës. U ftova për të marrë pjesë në storien e radhës të suksesit, në të njëjtit vit kur u shënua 15 vjetori i Republikës së Kosovës. Shtet, i cili ka gjithashtu një storie suksesi. Kosova dhe RIT Kosova kanë pasur një qëllim të përbashkët, të nisin gjithçka nga asgjëja. Të dyja vendet, patën sukses në përmbushjen e qëllimeve të tyre.

Ndërkaq, kryetari dhe drejtori Ekzekutiv i SCSP-së, Ylli Bajraktari ritheksoi rëndësinë për investimin e mëtutjeshëm në avancimin e të rinjve.

“Ka shumë arsye të mira për të investuar në të rinjtë tanë. Të rinjtë kosovar janë ata të cilët na bëjnë krenar. Duhet të bëjmë gjithçka që të mos i lëmë t’a braktisin vendin”

E njëra nga storiet e suksesit të RIT Kosovës, ka qenë edhe Ervin Guri, i cili pati histori interesante për të rrëfyer.

“Malli që kemi për vendlindjen, familjen, shoqërinë, e cila mban në vete obligim moral për të bërë diçka për vendin tënd. Kurrë më shumë nuk e kam ndjerë këtë se kur kam vendosur që të ndihmoj për sigurimin e bursave për studentët shqiptar. Fjala e dytë është, “mik”. Mik, nuk do të thotë vetëm të ndash bukën me dikë, por të lidhesh emocionalisht me të. E për këtë, dua të falënderoj, mikun tim, Esat Likajn. Duke biseduar me të, se si mund të ndihmojmë vendin tonë, ai ka vendosur të dhurojë 15 mijë euro për RIT Kosova, për ndërtesën e re të këtij universiteti”

Në këtë organizim, i cili mbahet përvitshëm, mblidhen mbi 50 mijë euro, me ç’rast, u sigurohen bursa për disa studentë.

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij